Pyetje të shpeshta

  • Çfarë moshë?

Prej 7 deri 12 vjeç.

  • Çfarë gjuhë?

Komunikimi do jetë kryesisht në anglisht.

  • Çfarë aktivitete?

Aktivitete të mësimit e praktikimit të gjuhës si edhe lojëra mateamtikore, aktivitete argëtuese (udhëtime, lojëra e sporte, vizita në terren, etj.), si dhe prezantime të shumta nga të ftuar të ndryshëm.

  • Kush kujdeset për fëmijët?

Mësueset e kualifikuara dhe me përvojë në këtë program si edhe personeli administrativ.

  • A do ketë teste?

Asnjë test!

  • A do ketë çertifikim?

Të gjithë fëmijët pjesëmarrës në përfundim do pajisen me Çertifikatën e Vijueshmërisë.

  • Kur?

Prej 27 qershor deri 8 korrik dhe prej 11 korrik deri 22 korrik 2022.

  • Çfarë orar?

Prej orës 10.00 deri në orën 16.00. Gjatë kësaj kohe do ketë pushime të shkurtra dhe një pushim dreke.

  • Sa kushton?

100€ për studentët e New Age School dhe 120€ për të tjerët. 10€ zbritje nëse pagesa kryhet deri më 6.6.2022. Çmimi përfshin gjithçka përpos drekës, të cilën fëmijët duhet ta marrin me vete.

  • Si dhe kur kryhet regjistrimi?

Duhet të paraqiteni në shkollë për të nënshkruar formularin e regjistrimit dhe për të kryer pagesën deri më datën 20.6.2022. Nëse e kryeni pagesën deri më datën 6.6.2022, përfitoni 10€ zbritje.

<<Kthehu                                                                                                                                    Shiko broshurën>>

Na telefononi