New Age School është themeluar në vitin 2004 në Prishtinë me qëllim kryesor mësimdhënien e gjuhëve të huaja për të rritur dhe fëmijë.  Ajo ka tri qendra dhe ofron kushte fizike të pashembullta në Kosovë. Qendrat kanë klasa me kapacitet prej 17 studentësh. Secila klasë është e pajisur me mjete moderne audio-vizuale   dhe e gjithë shkolla ka sistem të ngrohjes qendrore dhe ajër të kondicionuar. Po kështu, shkolla ofron edhe internetin falas në të gjitha ambientet e saj.

Prej 24 gushtit 2010 NAS1 është akredituar nga EAQUALS – Evaluation & Accreditation of Quality in Language Services (www.eaquals.org), i cili është institucion me status pjesëmarrës në Këshillin e Evropës që bën akreditimin e shkollave të gjuhëve të huaja në bazë të Kornizës së Përbashkët Gjuhësore Evropiane – CEFR. New Age School është e vetmja shkollë në Kosovë e akredituar nga EAQUALS dhe si e tillë renditet për nga sistemi i sigurimit të cilësisë në të njëjtin nivel me British Council, Goethe Institut, Trinity College, etj, të gjitha institucione të akredituara nga EAQUALS. Po kështu, New Age School është qendër e autorizuar për testimet dhe certifikimet ndërkombëtare Pearson  (www.pearsonpte.com)  dhe qendër testuese e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë të Londrës – LCCI (www.lcci.org.uk).

Kurrikulumi ynë bazohet nw Kornizën e Përbashkët Gjuhësore Evropiane, sipas së cilës ne ofrojmë kurse në gjashtë nivele: A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2. Po kështu, e gjithë veprimtaria e shkollës rregullohet përmes Rregullores së Shkollës e cila përputhet plotësisht me Rregulloret e EAQUALS.

Po kështu, në maj 2013, New Age School (NAS1&NAS2) ishte njëra nga dy shkollat e vetme në Kosovë që u akredituan me periudhën maksimale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (www.akk-ks.net).