Çfarë moshë?
Prej 6 deri 15 vjeç.
Çfarë gjuhë?
Komunikimi do jetë kryesisht në anglisht dhe çdo ditë do ketë kurs të gjuhës gjermane.
Çfarë aktivitete?
Programi bazohet në aktivitete të mësimit e praktikimit të gjuhës si edhe aktivitete argëtuese (udhëtime, lojëra e sporte, vizita në terren, etj.), si dhe prezantime të shumta nga të ftuar të ndryshëm.
Kush kujdeset për fëmijët?
Mësueset e kualifikuara dhe me përvojë në këtë program si edhe personeli administrativ.
A do ketë teste?
Asnjë test!
A do ketë certifikim?
Të gjithë fëmijët pjesëmarrës në përfundim do pajisen me Certifikatën e Vijueshmërisë.
Kur?
Prej 28 qershor deri 25 korrik 2018.
Çfarë orar?
Prej orës 10.00 deri në orën 15.00. Gjatë kësaj kohe do ketë dy pushime të shkurtra dhe një pushim dreke.
Sa kushton?
100€ për studentët e New Age School dhe 120€ për të tjerët. 10€ zbritje nëse pagesa kryhet deri më 31.05.2018. Çmimi përfshin gjithçka përpos drekës të cilën fëmijët duhet ta marrin me vete.
Si dhe kur kryhet regjistrimi?
Duhet të paraqiteni në shkollë për të nënshkruar formularin e regjistrimit dhe për të kryer pagesën deri më datën 15.06.2018. Nëse e kryeni pagesën deri më datën 31.05.2018, përfitoni 10€ zbritje.

<<Kthehu                                                                                                                                    Shiko broshurën>>