Kursi dhe niveli

Edhe kur studentit i është caktuar niveli pas testit pranues, ai do të monitorohet nga arsimtari i klasës gjatë gjithë javës së parë. Pasi që mësuesi të ketë identifikuar synimet e studentit, profilin e tij të të mësuarit dhe sfondin gjuhësor, ai përfundimisht e përcakton nivelin dhe kursin e studentit.

Progresi

Studentët tanë vlerësohen dhe testohen rregullisht. Pas çdo testimi studentëve u jepen këshilla dhe materiale shtesë që të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore brenda dhe jashtë klase. Nëse studenti për ndonjë arsye nuk i arrin objektivat e kursit, ne punojmë me të duke rishikuar planin mësimor apo, nësë është e nevojshme, i ofrojmë edhe mundësinë që të ndërrojë nivelin.

Rezultati final

Në përfundim të çdo niveli studentët marrin një Çertifikatë të Përfundimit të Kursit,e cila detajizon nivelin e tyre gjuhësor në përputhje me nivelet KPGjE*, duke cekur përshkruesit e aftësive sipas shkallëzimit global KPGjE për çdo nivel.

*Korniza e Përbashkët Gjuhësore Evropiane (CEFR)

Zhvillimi pas kursit

Mësimi i gjuhës nuk përfundon kurrë. Para se studentët të largohen nga shkolla jonë, ne u ofrojmë udhëzime se si të vazhdojnë avancimin e aftësive të tyre gjuhësore në të ardhmen. Zhvillimi I vazhdueshëm është një nga arsyet pse ne i inkurajojmë studentët të regjistrojnë progresin e tyre në dosjet gjuhësore (Dosja Gjuhësore Evropiane).