Një nga pjesët më të pëlqyera nga fëmijët vitet e kaluara ka qenë mundësia të hedhin hapat e para në gjuhën gjermane, gjuhë për të cilën vitet e fundit po ka kerkesa si asnjëherë më parë për faktin se njohja e saj po ofron mundësi dhe perspektiva të jashtëzakonshme përmes studimeve apo shanseve për punë në vendet gjermanishtfolëse. Për çdo ditë nga 1 orë, fëmijëve do t’u mundësohet të fillojnë komunikimin e thjeshtë në këtë gjuhë dhe njohjen me kulturën e saj. Në fund të Akademisë të gjithë fëmijët pjesëmarrës pajisen me Certifikatën e Vijueshmërisë për të dyja gjuhët.

<<Kthehu                                                                                                                                                     Vazhdo>>