Përshkrimi i programit

Për të shfrytëzuar kohën e verës në mënyrë sa më kreative si edhe për t’u dhënë mundësi fëmijëve të shijojnë mrekullinë e një gjuhe të re, edhe këtë vit vijmë me programin Akademia e Gjuhës, i cili do të mbahet prej 27 qershor deri 8 korrik dhe prej 11 korrik deri 22 korrik 2022 për fëmijët prej 7 deri 12 vjeç.

Gjatë një përiudhe 2 javore, fëmijët do të kenë mundësi të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze përmes një programi mësimor mjaft të thjeshtëzuar dhe tërheqës, por edhe përmes aktivitetesh rekreative. Mësimi i njohurive të reja si edhe përforcimi i aftësive komunikative në gjuhën angleze do të shoqërohet me lojëra matematikore, aktivitete argëtuese si edhe me udhëtime e prezantime. Ky program do t’u japë mundësi fëmijëve të përmirësojnë dukshëm komunikimin në gjuhën angleze dhe njëkohësisht të mësojnë më shumë nga kultura që mbart kjo gjuhë. Kombinimi i mësimit dhe rekreacionit do e bëjë këtë Akademi një përvojë tejet argëtuese dhe të dobishme për ta.

<<Kthehu                                                                                                                                                     Vazhdo>>

Na telefononi