Nuk ka dyshim se kualifikimi i mësuesve luan rol parësor në suksesin e studentëve. Në New Age School, kryesisht të gjithë mësuesit kanë shkollimin e shkallës BA në mësimdhënie të gjuhës dhe shumica prej tyre ndjekin studimet e shkallës master në edukim. Një numër i madh i tyre kanë kualifikime të avancuara në mësimdhënie apo fusha të ngjashme, përmes trajnimeve të ndryshme në Kosovë dhe jashtë vendit. Mësimdhënësit janë relativisht të rinj por me experiencë shumë positive në fushën e mësimdhënies, kanë rezultate të shquara akademike, krenari dhe pasionin për të punuar me studentë, integritet dhe etikë  pune të pacenuar dhe kapacitet të  lartë për avancime të mëtejshme profesionale. Aftësitë e larta profesionale të kombinuara me një qëndrim të ngrohtë dhe të dashur e veçojnë këtë trupë pedagogjike nga të tjerët.Të bindur se është nën përgjegjësinë tonë për t’u ofruar studentëve kushte dhe metodologji sa më të mira, New Age School ka strukturuar një program zhvillimor për personelin mësimdhënës, i cili fillon nga dita e parë e punës dhe vazhdon gjatë gjithë vitit. Personeli i ri duhet të kalojë nëpër një periudhë provuese dhe trajnim paraprak i cili vazhdimisht  përcillet me monitorime, vlerësime dhe identifikime të nevojave. Trajnimet organizohen gjate gjithë vitit bazuar në nevojat e stafit, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përditësimin e njohurive metodologjike të mësuesve. Për të ndihmuar mësuesit dhe për t’u siguruar se procesi i mësimdhënies është në përputhje me standardet tona, mësuesit tanë monitorohen rregullisht nga drejtori mësimor dhe / ose drejtori i përgjithshëm. Po ashtu, monitorimet e rregullta në mes te kolegëve dhe sesionet e orëve studimore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këmbimin e përvojave dhe përmirësimin e cilësisë së njëri-tjetrit.Si një nga shkollat kryesore të gjuhëve në Kosovë, ne jemi të vetëdijshëm se ofrimi i shërbimeve cilësore mundësohet vetëm përmes një personeli administrativ profesional, të përkushtuar dhe të talentuar. Pjesë e suksesit tonë të përhershëm është edhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i stafit administrativ, të cilët gjatë karrierës në New Age kanë mundësi të rrisin njohuritë e tyre përmes përvojës, trajnimeve, monitorimeve dhe këshillimeve të përhershme.