Ushqimi

Është e tepërt të flitet për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në çdo moshë, por në fëmijëri vlera e ushqimit të mirë është jetike. Çuditërisht sot shumë pak i kushtohet rëndësi ushqimit e shpesh prindërit mjaftohen t’ua lenë në dorë fëmijëve të zgjedhin. E këta të fundit shpesh zgjedhin ushqime krejtësisht të pashëndetshme e me vlera të ulëta ushqyese.

Në këtë program, krahas kujdesit e tutorimit në mësime, ne i kemi kushtuar po aq rëndësi edhe ushqimit. Në bashkëpunim me ofrues me përvojë kemi hartuar meny të shëndetshme, të ushqyeshme dhe tejet të përballueshme financiarisht.  Në vijim është një shembull menyje e cila natyrisht mund të përmirësohet me sugjerimet e prindërve.

Mëngjesi

E hënë: supë me omletë

E martë: pallaçinka me djath, çokokrem ose reçel

E merkurë: supë dhe pogaçe me suxhuk

E enjte: speca të fërguara me ajke

E premte: kifle me djathë

Dreka

E hënë: fli me jogurt

E martë: mish të bardhë me sos me patate, sallatë

E mërkurë: rizoto

E enjte: pica të shtëpisë alla Rikotta

E premte: qofte shtëpie me purre, sallatë.

<<Kthehu                                                                                                                                                         Vazhdo>>

 

 

Na telefononi