Çmimi dhe regjistrimi

Për një pagesë të përballueshme ju mund t’u jepni fëmijëve tuaj shansin të argëtohen dhe të përmirësojnë anglishten e tyre si edhe të eksplorojnë shkathtësi të reja e të ndërtojnë aftësitë e tyre shoqërizuese. Ata me siguri do argëtohen pa masë dhe do t’jua shpërblejnë këtë dhuratë me rezultatet e tyre befasuese. Çmimi i programit është 100€ për studentët e New Age School dhe 120€ për të tjerët. Për të kryer regjistrimin e plotë duhet të paraqiteni në shkollë për të nënshkruar formularin e regjistrimit dhe për të kryer pagesën deri më datën 20.6.2022. Paraprakisht mund të shprehni interesimin tuaj përmes plotësimit të këtij formulari online.

Ofrohet 10€ zbritje nëse pagesa kryhet deri më 6 qershor 2022. Çmimi përfshin gjithçka përpos drekës të cilën fëmijët duhet ta marrin me vete.

<<Kthehu                                                                                                                                                     Vazhdo>>

Na telefononi