Hyrje

Ashtu si shumë studentë nëpër botë edhe studentët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për momentin. Përdorimi i materialeve falas në faqen tonë të internetit do t‘ju ndihmojë të vazhdoni të mësoni dhe praktikoni gjuhën angleze në shtëpi në këtë kohë të vështirë. Këtu do gjeni shumë video, tekste dhe materiale audio për t’ju ndihmuar të përmirësoni aftësitë tuaja në anglisht dhe të lehtësoni mësimin e gjuhës.

Për të filluar, ne sugjerojmë që të kaloni 20 deri 30 minuta në ditë duke përdorur materialet sipas moshës dhe nivelit tuaj. Nëse e bëni këtë, jo vetëm do të filloni të rikujtoni njohuritë e mësuara por do bëni përparim të vërtetë. Më poshtë lexoni disa ide të thjeshta të aktiviteteve që duhet të bëni.

Përsëritni mësimet e kaluara

 Shikoni librin tuaj shkollor dhe filloni të përsëritni! Për të mësuar një gjuhë mirë, rishikimi është vërtet i rëndësishëm. Zgjidhni temat që keni mbuluar në shkollë dhe më pas kërkoni materiale në faqen tone të internetit që do t’ju ndihmojnë të praktikoni dhe përmirësoni.

Sfidoni një mik

Mbajtja në kontakt me miqtë tuaj është e rëndësishme. Pse të mos zgjidhni një mik dhe t’i sfidoni ata në aktivitete gjuhësore (si p.sh. lojëra) për të parë se kush merr më shumë pikë?

Dëgjoni materiale audio dhe lexoni libra

Praktikoni aftësitë tuaja për të dëgjuar përmes materialeve audio dhe lexoni libra online apo librat që mund t’i keni në shtëpi.

Shikoni video

Shikimi i videove në gjuhë të huaj do ju ndihmojë skajshmërisht të zgjeroni jo vetëm njohuritë gjuhësore por edhe mund të shikoni për një gamë të gjerë temash. Zgjidhni një video dhe përdorni transkriptin për t’ju ndihmuar ta kuptoni atë. Bëni ushtrimet për të kontrolluar të kuptuarit tuaj dhe të mësoni edhe fjalor të ri.

Përmirësoni fjalorin tuaj

Sa më shumë fjalë t’i kuptoni në një gjuhë, aq më mirë! Siç thotë një shprehje: ‘Pa gramatikë, pak kuptohet. Pa fjalor nuk kuptohet asgjë ”! Pra, përdorni këtë kohë për të zgjeruar fjalorin tuaj. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të mësuar fjalë të reja është duke lexuar histori dhe artikuj fantastikë.

Më në fund, këtu janë disa këshilla të përgjithshme për t’ju ndihmuar të mësoni në shtëpi.

1.       Planifikoni ditën tuaj sikur të ishte një ditë normale shkolle apo pune.

2.       Kufizoni kohën para ekranit duke mos u mbingarkuar me lajme dhe aktivitete online.

3.       Bëni ushtrime dhe hani shëndetshëm duke pasur parasysh që imuniteti juaj është mbrojta juaj më e mirë dhe shëndeti juaj pasuaria me madhe që keni.

4.       Mbani kontakte me shokët e shkollës por keni kujdes që konakti me ta mos pengojë planet tuaja ditore.

5.       Mendoni për të tjerët dhe i ndihmoni kur të keni mundësi sepse jo vetëm për ju por edhe për prindërit dhe familjarët tuaj kjo është kohë mjaft e vështirë.

6.       Mësoni diçka të re çdo ditë sepse kështu nuk do e humbni kohën kot dhe do i jepni më shumë kuptim jetës suaj në këtë periudhë të vështirë.  

 

Sa here të keni nevojë ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve që keni në lidhje me mësimin në shtëpi.

(Përshtatur prej Covid-19 learning support nga British Council)

Na telefononi