Të dashur studentë!

Edhe pse është kohë e vështirë dhe shkolla jonë si të gjitha shkollat është e mbyllur, në asnjë moment nuk duhet të harrojmë se të mësuarit nuk mbyllet apo ndalet asnjëherë. Që t’ju mundësojmë të gjithëve ju, por edhe kujtdo që dëshiron të praktikojë gjuhën këto ditë kur vetëm kohën e kemi me tepricë, po ju ofrojmë këtë repozitor mësimor në gjuhën agleze dhe gjermane që të mund ta përdorni në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e familjarëve tuaj apo shokëve. Të gjitha materialet janë të hartuara për vetëstudim të gjuhës. Përpos materialeve nga botuesit e teksteve tona mësimore për kurset që mbahen në New Age School, materialet e tjera janë përzgjedhur dhe praqitur para jush me shumë kujdes në mënyrë që jo vetëm të jenë të përshtatshme sipas moshës e nivelit por edhe në vijë me kurrikulën dhe programet tona mësimore. E gjithë hapësira e mësimit në shtëpi mund të shfrytëzohet falas, e po keshtu ju nxisim të kontaktoni mësimdhënësit tanë për çdo paqartësi, pyetje apo koment që mund të keni. Natyrisht, mësimi në klasa është i pazëvendësueshëm, por të mësuarit nuk duhet të ndalet në asnjë moment. Suksese dhe mezi presim të shihemi me ju online!

Hyrje

 

Anglisht për fëmijë Gjermanisht për fëmijë

 

Anglisht për adoleshentë Gjermanisht për adoleshentë

 

Anglisht për të rritur Gjermanisht për të rritur