Të gjithë fëmijët dhe adoleshtentët që kanë nisur udhëtimin e mrekullueshëm në botën e gjuhëve në New Age School, do ju tregojnë se përveç anglishtes apo gjermanishtes në këtë shkollë ata kanë mësuar e kalitur vetëbesimin, përgjegjësinë dhe frymën e grupit përmes programeve tona gjuhësore si edhe aktiviteteve të panumërta kulturore dhe argëtuese. Ky udhëtim vazhdon edhe sivjet në një ambient ku kujdesi dhe siguria janë përparësitë tona krahas ofrimit të kurseve cilësore që u përgjigjen kërkesave dhe zhvillimit të fëmijëve.

Çdo prind i përgjegjshëm do i dërgonte fëmijët e vet në një shkollë që jo vetëm ofron cilësi por edhe përkushtohet për siguri e kujdes.

Me përvojën tonë të gjatë kombinuar me një spektër të gjerë programesh gjuhësore për të rritur dhe me entuziazmin e përhershëm për cilësi, edhe këtë vit ju mundësojmë të gjeni kursin e përshtatshëm për veçantitë dhe synimet tuaja. Krahas kurseve të anglishtes së përgjithshme, komunikimit, kurseve përgatitore për IELTS, TOEFL dhe TOEIC, me të njëjtën cilësi ofrojmë edhe kurse të gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes, serbishtes dhe shqipes.

Dëshmi e pasionit tonë për cilësi janë mijëra studentë që kanë përcjellë kurset tona prej vitit 2004 si edhe akreditimet tona me rezultate maksimale prej EAQUALS (Evaluation and Accreditation of Quality Language Services) dhe AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve).

Për regjistrime nga kontaktoni në:

New Age School NAS1:
Rr. Agim Ramadani, Nr.395, Prishtinë, KOSOVË
+381 38 246 100
+377 44 / +386 49 584 895

New Age School NAS2:
Rr. Nazim Gafurri, Nr.16, Prishtinë, KOSOVË
+381 38 246 200
+377 44 / 386 49 34 34 76