Këto kurse janë hartuar për të riforcuar njohuritë matematikore të studentëve universitarë si edhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Programi i kurseve bazohet në programin mësimor përkatës. Instruktorët kanë përvojën dhe kualifikmet përkatëse si në sistemin shkollor publik po ashtu edhe në atë privat.
Vijimi i këtyre kurseve do ju mundësojë të tejkaloni vështirësitë në dukje të pakapërcyeshme që deri tani ju kanë penguar të arrini sukses në provimet e matematikës. Gjithashtu, nxënësit që duan të arrijnë rezultate të shkëlqyera në këtë lëndë, do gjejnë përkrahjen e duhur suplementare për të përmirësuar njohuritë me teknika dhe strategji praktike. Ndoshta për herë të parë në jetë do kuptoni që matematika mund te jëtë edhe argëtuese.
Kurset mbahen 3 herë në javë nga 60 minuta. Pagesa mujore është 20.00€ për kurset e matematikës dhe 30.00€ për kurset e gjeometrisë. Për kurset individuale pagesa është 15.00€ ora 60 minutëshe.