Ky është kursi ideal nëse synoni të dëgjoni pa e humbur fillin e bisedës, të flisni me vetëbesim dhe të komunikoni qartë. Kursi i komunikimit do t’ju ndihmojë të përmirësoni të gjitha aspektet e të folurit anglisht. Ne do ju mësojmë më tepër sesa fjalë dhe shprehje – do ju ndihmojmë të mësoni të flisni rrjedhshëm gjuhën që ju duhet në situata dhe rrethana të ndryshme. Përmes temave relevante dhe aktuale, studentët do praktikojnë situata të jetës reale që u mundëson kapërcim të pengesave në komunkim brenda një kohe shumë të shkurtër. Për të gjithë ata që duan ta përdorin anglishten në mjedis pune apo për komunikim të përditshëm, ky është kursi i duhur. Nivelet variojnë nga A1 deri B2.
Kursi mbahet çdo ditë jave nga 120 minuta për 5 javë. Tekste bashkëkohore të pajisura me paketa multimediale. Certifikimi është i akredituar. Kontaktoni qendrën tonë më të afërt:
NAS1: Rr.Agim Ramadani, Nr.30, Prishtinë,Tel: 038 246 100, Cel: 044/049 584 895
NAS2: Rr. Nazim Gafurri, Nr.16, Prishtinë, Tel: 038 246 200, Cel: 045/049 34 34 76
NAS3: Rr. Zija Shemsiu, U3H2 Nr.10, Prishtinë, Cel: 044/049 56 49 36