Përmes këtyre kurseve studentët kanë mundësi që në një kohë të shkurtër të aftësohen në gjuhën gjermane sipas nivelit të zgjedhur. Metoda e zgjedhur, qasja funksionale, fokusohet tek përmirësimi i të kuptuarit dhe lexuarit, e po kështu synon të rrisë vetëbesimin e studentëve në të folur. Tekstet bashkëkohore të pajisura me paketa multimediale ofrojnë mundësi të pamata praktikimi si edhe referenca gramatikore dhe leksikore. Kurset janë intensive (3 muaj) ose të rregullta (5 muaj). Nivelet variojnë nga A1 deri B2. Certifikimi është i akredituar. Kontaktoni qendrën tonë më të afërt:
NAS1: Rr.Agim Ramadani, Nr.30, Prishtinë,Tel: 038 246 100, Cel: 044/049 584 895 (përballë Fakultetit të Edukimit)
NAS2: Rr. Nazim Gafurri, Nr.16, Prishtinë, Tel: 038 246 200, Cel: 045/049 34 34 76 (pranë gjimnazit ‘Sami Frashëri’)
NAS3: Rr. Zija Shemsiu, U3H2 Nr.10, Prishtinë, Cel: 044/049 56 49 36 (përballë furrës ‘Graniti’ në Ulpianë)

NB: Certifikata e lëshuar në fund të kursit nuk është ekuivalente e certifikatës së kërkuar për bashkim familjar dhe nuk e zëvendëson atë.